Autoritetet e Serbisë e dijnë emrin e vrasësit të politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviqit, por presin nga Prishtina dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që ti marrin dëshmitë e nevojshme material – ka deklaruar në Beograd Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka zhvilluar edhe një takim me Kongresistin amerikan Eliot Engëll gjatë vizitës në Beograd.
Serbia thotë se e ka emrin e vrasësit të Olliver Ivanovic, politikanit nga Kosova, i cili u ekzekutua në Mitrovicën veriore. Ai ka përmendur disa emra dhe ka theksuar se Kosova është duke penguar bashkëpunimin dhe duke kryer hetime politike. Vucic ka thënë se organet serbe e dinë ose sic ka thënë mendojnë se e dinë se kush është emri. Por, do të tregoj kur te ketë dëshmi pasi ato i ka Kosova.
“Pyes se përse nuk na i japin videot nga aeroporti i Tiranës Rinas. Përse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe cfarë ka bërë ai në aeroportin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Kosovë dhe është zhdukur në Gjermani nga Rianasi. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas. Këto janë të gjitha pyetje në të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje.” -deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb i ka bërë këto komente pas takimit me kongresimenin amerikan Eliot Engel. Ai ka theksuar se një pjesë e këtyre dëshmive mund të jenë edhe në aeroportin e Tiranës.
“E kanë akuzuar gjysmën e botës, por ende nuk e dimë kush është pra ai që ka vrarë Olliver Ivanovic, përse dhe me çfarë motivi, përse nuk na thonë?” – shprehet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb i ka shtruar këto pyetje edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe ka thënë se këto dëshmi i kërkon nga ta dhe jo shqiptarët. Vuçiq ka thënë se ka shumë dëshmi kontradiktore që nuk kanë mundur të verifikohen në mungesë bashkëpunimi. /Idro Seferi, Beograd/