close

VUÇIQ I SHKRUAN TRUMPIT, I KËRKON NDIHMË PËR KOSOVËN

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka ftuar ta vizitoj Serbinë. Në këtë letër presidenti serb shprehu gatishmërinë për ta pritur pasi siç tha asnjë president i SHBA nuk e ka vizituar Serbinë prej katër dekadash. Fillimisht Vuçiq ka përmendur aleancën në luftërat botërore.

“Kjo është arsyeja që dua të konfirmoj dëshirën time të fuqishme për të zhvilluar një dialog politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve tona. Me vizitën tuaj do ta konfirmonit që dëshira për lidhje më të forta është e dyanshme, gjë të cilën qytetarët e Serbisë do ta dinin ta respektonin dhe vlerësojnë”, thuhet në letrën e Vuçiqit.

Presidenti serb ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë dhe SHBA i nxitë edhe gatishmëria e tij për të ndihmuar dialogun Beograd Prishtinë, duke zgjidhur kështu, sic ka thënë Vucic, problemin shekullor të Kosovës.

“Siç e dini edhe vet, Zoti president, në problemin e Kosovës dhe Metohisë gërshëtohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të akterëe ndërkombëtare, që e bën një burim të manipulimeve dhe destabilitetit politik të pafund. Askujt, megjithatë, nuk i intereson më shumë për zgjidhjen e kësaj barre të rënd se sa Serbisë. Andaj me dëshirë dhe besim në mënyrë reale dhe guximshëm, jemi nisur në kërkim të një zgjidhje të përhershme, e cila vendit tim dhe tërë rajonit do t’ia mundësonte paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, prosperitietin ekonomik dhe progresin në rrugën evropiane”, ka thënë Vuçiq në letrën dërguar presidentit amerikan.

Vuçiq ka lutur homologun Tramp që të ndikoj kundrejt Kosovës për të hequr taksën në mënyrë që të vazhdoj dialogu. Ai presidentin Trump e ka ftuar disa herë pasi shumë serb kanë simpati, por edhe politika besonte se dicka mund të ndryshohej me fitoren e tij. /Idro Seferi, Beograd/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!