close

Vuçiq: Jemi për dialog dhe kompromis, por kemi parime

“NA DUHET PAQA, DO TË BISEDOJ ME TË GJITHË”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një video të postuar në Instagram është prononcuar rreth aktiviteteve më të rëndësishme gjatë javës së kaluar. Ai ka theksuar se vendit iu duhet paqë, jetë normale për qytetarët, rritja e mëtutjshme dhe e ardhme më e mirë për fëmijët.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sic njofton KlanM, përmes një video në Instagram ka theksuar se të përballur me sfidat, plani është të punojmë më shumë për të dëshmuar se Serbia dëshiron dialogun dhe kompromisin, por ka edhe parimet e saja.

“Për këtë shkak do të vazhdoj të bisedoj me të gjithë për gjithcka dhe të luftoj edhe më shumë për Serbinë. Do të na dueht shumë energji dhe më shumë unitet, por do ta mbrojmë vendin dhe popullin dhe do të shkojmë përpara, për shkak se kjo ëhstë rruga e vetme” – ka theksuar Vuçiq.

Këtë muaj në Prishtinë dhe Beograd, sic percjell KlanM, kanë qëndruar Miroslav Lajçaku, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Ata kanë biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti serb, Vuçiq, ka deklaruar se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë.