close
Rajoni

VUÇIQ: KROACIA DËSHIRON TA NËNÇMOJË SERBINË

B602A19C-81CD-49CD-BAE7-73786A69DB68

Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte më të gjithë në rajon, kurse veprimet dhe deklaratat nga Kroacia nuk janë shprehje e respektit për Serbinë – ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas paralajmërimeve se Kroacia do të formojë kamp ushtarak në Kosovë.

“Përse dikujt I duhet të lëvdohet dhe të merr pjesë në këtë mënyrë. Ata kishin mundësi ta refuzojnë KFOR-in, por me qëllim kanë marrë një vendim të tillë, që ta nënçmojnë Serbinë. E morëm mesazhin dhe e kuptuam” – ka deklaruar Vuçiqi.

Ai u ka dërguar mesazh serbëve të Kosovës që të mos shqetësohen se nuk do të ketë “Stuhi” të re dhe se ai është garanca se kjo nuk do të ndodh. Vuçiq ka njoftuar se brenda disa ditëve do të shkojë në Bruksel ku do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për shkak se sic tha, dëshiron të shmang konflikte dhe ta ruajë paqën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia