Presidenti serb, Alleksandar Vuciq, në Tiranë. Një ferr i përgatitur për Serbinë konsiderohet nga një pjesë e medias. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili derisa presidenti vazhdon në samit, thotë se sjellja e Shqipërisë është e papranueshme dhe Serbia nuk duhet të marrë më pjesë ne samite të tilla. Incidenteve dhe protestave u është kushtuar vëmendja më e madhe.
Serbia, megjithatë, vlerësojnë analistët duket e izoluar politikisht, kurse Vuçiq nuk do ta ketë të lehtë në të ardhmen.
Jaksha Shcekic, gazetar i pensionuar i Reuters, thotë se Serbia ka zgjedhur rrugën e konfliktit të ngrirë.
“Ajo që më së shumti i dhemb Vuçiqit është fakti që ideja e tij nuk ka marrë mbështetje as në Serbi. Kisha ortodokse së shpejti pritet të ketë një deklaratë që do ta vulos këtë pas mbledhjes së këshillit të shenjt. Opozita e shpall tradhtarë dhe ai është i futur në në një cep. Hapësira e tij nuk është e madhe dhe Thaçi e Rama e dinë këtë. Daçiq thotë se nuk duhet shkuar në samite, ndërkohë Vuçiq është atje.” – tha Jaksha Shcekic, Analist
Shqiptarët duan Shqipërinë e madhe dhe këtë bota po ua toleron. Kështu është paraqitur situata politike në Ballkan. Procesi i zgjidhjes së problemeve politike, siç vlerëson analisti Marko Savkoviq, është kthyer në fillim.
“Këto samite janë më shumë simbolike për të çuar një mesazh të përspektivës Evropiane dhe idesë se vendet e Ballkanit mund të funksionojnë bashkë. Por, nga ana tjetër besimi është shumë i ulët në mes shteteve.” – deklaroi Marko Savkovic, Fondi beogradas për politika të veçanta.
Serbia, përkundër të gjithash, është shprehur e gatshme të vazhdoj dialogun me Kosovën nëse hiqen taksat. /Idro Seferi, Beograd/