close
Rajoni

VULIN: T`U NDALOHET HYRJA NË SERBI, DEPUTETËVE QË VOTUAN REZOLUTËN PËR SREBRENICËN

337AD4DE-B34D-4B9B-B633-DC3CAA2E4DD6

Ministri I Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ashpër ka reaguar pasi Parlamenti malazez miratoi Rezolutën me të cilën ndalohet mohimi I gjenocidit në Srebrenicë. Ai ka theksuar se Kryeministri malazez Krivokapiq për herë të fundit ka zhgënjyer serbët dhe tashmë, sic tha, pas këtij turpi asgjë nuk duhet të na zhgënjejë.

“Presidenti Vuçiq nuk është një njeri që ndalon, por do t`i kërkoj që t`u ndalohet hyrja në Serbi, atyre që kanë votuar për Rezolutën e Srebrenicës. Familjet e tyre në Beograd le t`i vizitojnë në Mal të Zi” – ka deklaruar Ministri i Brendshmë serb, Aleksandar Vulin.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia