close

WARRIORS E DENVER KRYSOJNË NË PERËNDIM

Oct 14, 2016; Denver, CO, USA; Golden State Warriors forward Andre Iguodala (9) defends Denver Nuggets forward Danilo Gallinari (8) in the third quarter at the Pepsi Center. The Warriors won 129-128. Mandatory Credit: Isaiah J. Downing-USA TODAY Sports

Dyshja Beasley-Jokiq ishin fantastik  


Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluara pesë ndeshjet e radhës në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Denver ka shënuar fitoren e pestë radhazi, pasi në “Pepsi Arena” arriti të mposhtë Hjustonin me rezultatin 136-122. Dyshja e lojtarëve Beasley-Jokiq ishin fantastikë pasi regjistruan 66 pikë, 12 asiste dhe 15 rikuperime të dy së bashku, ndërsa ylli i Hjustonit, Harden shënoi 30 pikë, 9 asiste dhe 6 rikuperime.

Boston në transfertë arritën të regjistrojnë një tjetër fitore, duke triumfuar ndaj Nju Jorkut me rezultatin 99-113. Irving me 23 pikë, 6 asiste dhe 10 rikuperime ishte më i miri në terren. Charlotte u rikthye te fitorja, pasi mposhti Memphisin me rezultatin 100-92. Në dy sfidat e tjera Oklahoma në transfertë  triumfoi ndaj  Miamit me rezultatin 102-118, ndërsa Uttah Jazz mposhti Atlantan me rezultatin 128-112. Pas 51 ndeshjeve  të zhvilluara në Konferencën e Perëndimit  kryesojnë Golden State dhe Denveri me nga 36 fitore dhe 15 humbje. /Agjencitë/