close

WBC: SUSPENDOHET DILLIAN WHYTE

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) e ka suspenduar përkohësisht boksierin Dillian Whyte, derisa ky i fundit po përgatitej për meçin ndaj Deontay Wilderit. Whyte kishte dalë pozitiv në testet për një substancë të ndaluar tre ditë para se ta mposhte Oscar Rivasin më 20 korrik. Britaniku 31-vjeçar do të lejohet që ta paraqesë ankesën e tij në WBC.

Zyra Anti-Doping e Mbretërisë së Bashkuar (UKAD) deri më tani ka refuzuar që të komentojë, derisa Bordi Kontrollues i Boksit Britanez theksoi se rregull e tyre që procedurat anti-doping, vendimet, sanksionet dhe suspendimet të jenë në dorë të UKAD-it. /Agjencitë/