close

WBC VENDOS KUNDËRSHTARIN E WILDERIT

Sfida Wilder-Breazeale më 18 maj


Asociacioni Botëror i Boskit (WBC) ka urdhëruar kampionin e botës së peshës së rëndë të këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder, që të mbrojë titullin ndaj Dominic Breazeale. Ky i fundit ka 2 vjet që pret t’i jepet mundësia për të dueluar për titullin.

Tashmë këtë “dhuratë” ia bën WBC-ja, që urdhëron dy boksierët të arrijnë sa më shpejt në një marrëveshje.

Boksierët kanë afat deri më 4 prill për të gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket anës financiare. Kjo marrëveshje nuk duket e vështirë për t’u arritur, duke qenë se të dy boksierët duelojnë për të njëjtën kompani, “Premier Boxing Champions”.

Gjasat janë që sfida të zhvillohet më 18 maj, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Ky urdhër i WBC-ja ka prishur planet e Eddie Hearn, menaxherit të Joshua, që synonte një duel për titullin e përkohshëm midis Breazeale dhe Dillian White. Fituesi i këtij dueli, më pas, do të duelonte ndaj Anthony Joshua.

Por tashmë Breazeale i jepet shansi që të përballet direkt me Wilder për titullin kampion dhe jo për një titull të përkohshëm. /Agjencitë/