close

 WHYTE: JAM GATI TË DUELOJ ME KLITSCHKON

Klitschko mund t’i rikthehet ringut në prill


Pas zërave të fundit se ai do të jetë rivali i ardhshëm i një legjende të boksit, ukrainasit Wladimir Klitschko, ka reaguar boksieri britanik Dillian Whyte. Klitschko mund të rikthehet në ring në prill të këtij viti, pas dy vitesh mungesë.

Jam gati të dueloj me Klitschko dhe ta mund me KO nëse ai vendos të rikthehet në ring dhe të duelojë me mua. Ai është një kampion i madh, por unë mendoj se tani është koha ime. Unë e di se si ta mund atë. Është njësoj si të hyj në shtëpinë e tij dhe t’i shqyej lavamanin”, tha Whyte.

30-vjeçari Dillian Whyte, i cili në karrierë ka 25 fitore e 1 humbje, vjen nga fitorja në duelin me Dereck Chisora, në dhjetor të këtij viti. Britaniku konsiderohet si kandidati kryesor për të dueluar ndaj patriotit të tij Anthony Joshua, kampionin e botës në peshën e rëndë.

Por duket se në skenë po rikthehet një ikonë e sportit të boksit, Wladimir Klitschko, tashmë 42 vjeç, 64 fitore 5 humbje në karrierën e tij. /Agjencitë/