close
Vendi

XHAFERI: DO TË MARRIM VAKSINËN QË PËR MOMENTIN ËSHTË NË DISPOZICION

08732F4D-8391-4AAD-A3B7-8AF829463B8D

Sot, në Sallën “Boris Trajkovski”, sipas planit për imunizim masiv të popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vaksinohen deputetët dhe një pjesë e nëpunësve që nuk ishin të përfshirë nga vaksinimi i mëparshëm.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se ai dhe kolegët, si dhe nëpunësit, do të marrin vaksinë që për momentin është në dispozicion për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Kuvendi është në fazën e dytë të vaksinimit, përkatësisht grupi prioritar për vaksinim si institucion i domosdoshëm – bartës i pushtetit ligjvënës. Megjithëse kishte mundësi dhe rekomandim që deputetët të vaksinohen me vaksinën e disponueshme më parë, mora vendim që përparësi t`u jepet nëpunësve në Kuvend, dhe më pas të vaksinohen deputetët. Apeloj te të gjithë qytetarët që të paraqiten për vaksinim tek mjekët e të tyre amë, të respektojnë terminin për vaksinim dhe secili prej nesh të kontribuojë në rritjen e imunitetit kolektiv në vendin tonë, dhe kështu edhe të tejkalojë pandeminë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia