Objekti zë 57 mijë metra katror
Dhe krejtësisht në fund, brenda dy-tri javësh në Turqi pritet të bëhet inaugurimi i xhamisë më të madhe. Fjala është për një objekt fetar e cila është ndërtuar në kodrinën Camlica në bregun aziatik të Bosforit dhe llogaritet si xhamia më e madhe në Turqinë e sotme. Për shkak të pozitës dhe stilit modern kjo xhami, sikurse njofton agjencia Anadollia, do të jetë një ndër simbolet më të bukura të Stambollit.
Në të vërtetë fjala është për një kompleks impozant: krahas xhamisë ndodhet edhe një muze, salla për konferenca, një galeri e arteve, një bibliotekë, atelie dhe vend-parkimi. Të gjitha këto zënë një sipërfaqe prej rreth 60 mijë metrash katror. Në mjediset e saj ajo zë deri në 100 mijë njerëz. Nëdrtimi i xhamisë nisi në muajin gusht të vitit 2013 dhe, sikurse thamë, përurimi pritet të bëhet së shpejti. /Agjencitë/