close

Xhemaili: Ali Ahmeti u kthej dinjitetin shqiptarëve, nuk gabuam që e mbështetëm në 2001

Hisen Xhemaili, nga takimi që BDI-ja është duke zhvilluar në Sellcë të Tetovës në kuadër të takimeve që kjo parti po zhvillon me qytetarët ka thënë se prezenca masovike sonte tregon se malësia e sharrit gjithmonë ka qenë e rreshtuar pas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ju po prisni sonte, Ali Ahmetin, figurë politike e 20 viteve të fundit, lider partie I cili sonte ka ardhur këtu me ministra, drejtorë, figurë të cilën përpos shqiptarisë e njohin edhe rajoni. E them këtë për të bër një krahasim me vitin 2001, atëherë kur banorët e kësaj ane, kur u bashkuam me Ahmetin pa e njohur fare. Pse ka ndodhur kjo? Ka ndodhur sepse atëherë i kemi besuar idesë madhore, dhënijes së kushtrimit të tij për të ju bashkangjitur luftës kundër padrejtësive në këtë vend. Kush me pushkë, logjistikë e kush me buk, iu bashkuan Ali Ahmetit dhe e kanë përkrahur deri më sot dhe lirisht ne mund të themi se nuk kemi gabuar që atëherë kemi përkrahur idenë e Ali Ahmetit për tu sjellur dinjitetin shqiptarëve”, tha Hisen Xhemaili.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!