close

Xhiro e dytë e grupeve të Botërorit

Ekuadori e Holanda duelojnë për kreun, në grupin B spikat Angli-SHBA

Kjo e premte sjell 4 duelet e para të raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Uellsi dhe Irani do zbresin në fushë në orën 11:00, me skuadrën e kapitenit Bale që do tentojë për të shijuar fitoren e parë në grupin B. Pas barazimit me SHBA-në, uellsianët synojnë 3 pikëshin, teksa iranianët dëshirojnë të lënë pas humbjen e thellë 6-2 kundër Anglisë.

Në duelin e orës 14:00 sfidojnë njëra-tjetrën, Senegali dhe Katari, dy kombëtare që nuk kanë siguruar pikën e parë në këtë edicion të Botërorit. Si vendasit ashtu edhe afrikanët pësuan humbje 2-0 në ndeshjen e parë respektivisht ndaj rivalëve si Ekuadori dhe Holanda.

Dy kombëtaret duelojnë për vendin e parë në grupin A në takimin e orës 17:00. Tulipanët nisen më të favorizuar për të triumfuar në një 90 minutësh që do jetë i treti mes tyre. Në dy miqësoret e mëparshme, Holanda ka fituar një herë dhe ka barazuar në duelin tjetër.

Mbrëmja rezervon përballjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Katër sfidat e fundit të Anglisë kanë prodhuar mesatarisht 3.75 gola.

Klan News