close

Xhixhi: E prisja që ky botëror të ishte njëri nga më cilësorët deri më tani në të gjitha aspektet

Trajneri i njohur i futbollit, Nikolla Ilievski – Xhixhi ka vlerësuar lartë gjuajtjet dhe mbi të gjitha mbrojtjet e penaltive nga ana e portierit kroat në ndeshjen e sotme me Japoninë.

“Gjatë kohë jam në futboll. Kam qenë i pranishëm në dy kampionate botërore dhe dy europiane. Nuk mund të kujtohem që një portier me kaq lehtësi të ketë mbrojtur gjuajtjet nga penaltia në një ndeshje kaq të rëndësishme”, deklaroi trajneri Nikolla Ilievski – Xhixhi në emisionin MundoKlan./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!