close

XHUDO: MEDELJA E BRONZTË PËR LORIANA KUKA

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë. Ajo pas Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit bëhet garuesja e tretë e cila i sjellë Kosovës medalje të bronztë.

Xhudo vazhdon ta bëjë krenarë Kosovën, pasi pejania Kuka i ka sjell vendit medaljen e tretë nga kampionati botëror në Tokio.

Xhudistja jonë shënoi katër fitore, ndërsa finalen e repesazhit në luftën për të bronztën në mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Agjencitë/