Nora humbi në repsazh, Akili në luftën e tretë
Nora Gjakova ka dështuar t’i sjellë Kosovës medalje në Kampionatit Botëror të xhudos “Tokio 2019”.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, xhudistja kosovare nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin e saj për të fituar medalje të bronztë. Gjakova pësoi humbje nga xhudistja franceze Sarah Leonic Cysique në ndeshjen e parë të repsazhit për medalje të bronztë.
Sot në Kampionatin Botëror të xhudos, garoi edhe Akil Gjakova, i cili u eliminua në rrethin e tretë duke dështuar t’i sigurojë Kosovës medalje. Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë. /Agjencitë/