Në emisionin Klan Debat, ish ambasadori Ylber Hysa tha se vizita e Lajçak jep sinjale pozitive në marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe normalizimit të marrëdhënjeve.
”Gjithsesi Lajçak ishte diplomatik në mesazhin e tij, mirëpo vizita e tij ishte që të sigurohet se ka dritë të gjelbër në Prishtinë dhe pastaj të vazhdojë puna me Beogradin, sepse ishte pikëpyetje si do të vazhdohet dialogu kur Albin Kurti mund të bllokojë. Me vizitën e djeshme Lajçak mori dritën jeshile të vazhdojë me Vuçiqin, dhe këto ditë do të shohim një diskutim të madh në parlametin serb, kjo do të jetë hapi i parë mes tij dhe opozitës në Serbi” – tha Ylber Hysa. /KlanMacedonia/