Ylli i BlackPink publikon këngën e shumëpritur

Kënga ‘Me’ e artistes Jisoo ka marrë mjaft klikime që në orët e para të publikimit

Artistja Jisoo ka nxjerrë këngën e saj më të fundit të titulluar ‘Me’ dhe siç pritej ka thyer rekorde që në orët e para të publikimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për anëtaren e grupit të famshëm korean “Blackpink” ky është projekti i saj i parë solo.

Mediat lokale raportuan këtë javë se grupi do të zhvillonte një performancë të përbashkët me yllin e popit Lady Gaga në një darkë shtetërore ku Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të presë  homologun e tij koreanojugor në fund të Prillit. Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Që nga debutimi i tyre në vitin 2016, BlackPink është bërë një nga grupet më të suksesshme në botë, duke thyer rekorde të shumta.

Në fillim të këtij muaji, grupi muzikor u bë më i dëgjuari në platformën Spotify duke thyer rekordin e vendosur më herët nga grupi Little Mix.

Sakaq, BlackPink pritet të nisë një turne nëpër botë gjatë muajit Tetor ku ndalesa e parë do të jetë Seuli dhe do të vazhdojë me qytete të tjera.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share