close

ZAEV DO TË JETË EDHE MINISTËR I FINANCAVE

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova i bëri me dije ministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Zaev paralajmëroi se në propozimin që do të dorëzojë deri në Kuvend parashihet që ai do të drejtojë edhe me ministrinë e financave.

Kryeministri Zoran Zaev  konfirmoi ndryshimet në riformatimin e Qeverisë, duke njoftuar se personalisht do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Financave dhe se Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të vazhdojë të punojë si këshilltarë i tij në po të njëjtën ministri. Për ministër të Bujqësisë do të propozohet Trajan Dimkovski, për ministër të Kulturës Hysni Ismaili, për Ambient Jetësor Naser Nuredini, për Vetëqeverisje lokale Goran Milevski dhe ministër për sistem politik Sadulla Duraku, ndërkaq, janë shkarkuar Hazbi Lika dhe Zoran Shapuriq. Ai tha se vetë do të udhëheqë Ministrinë e Financave.

Pritet që Zoran Zaev sot në parlament do të propozojë emrat e ministrave, propozim i cili pritet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas rikonstruktimit të qeverisë, kryeministri Zaev njoftoi që do të vazhdojë me ndryshime edhe në nivelin e dytë dhe tretë qeverisës, duke përfshirë drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrësit në ndërmarrjet publike.

Në lidhje me ndryshimet që do të bëhen brenda në LSDM, Zaev informoi që kanë ngelur për tu caktuar edhe nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarët e degëve komunale në parti. Zaev deklaroi se deri në fund të muajit, LSDM do t’i marrë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve në parti dhe një pjese të vogël të kryetarëve të degëve komunale. /Klan Maqedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!