close

ZAEV: DO TË KETË “PASTRIM” NË ADMINISTRATË

Nga Budapesti vijnë këshilla se si të udhëhiqet vendi


Mbështetësve të koalicionit qeveritar në Prilep dhe kandidatit të tyre presidencial, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev u premtoi “pastrim” në radhët e funksionarëve shtetëror për shkak të nepotizmit.

Në fushatën e përforcuar zgjedhore në mes dy raundeve zgjedhore, kryeministri Zoran Zaev, i cili e shoqëronte Pendarovskin në tubim në Prilep kërkoi nga funksionarët shtetërorë të cilët kanë punësuar të afërmit e tyre, të mbajnë përgjegjësi, ndërkaq nga Komisioni për parandalim të korrupsionit t’i theksojnë shembujt e tillë edhe nga qeveria e kaluar:

“U jap urdhër të gjithëve menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë, vetëm në këtë mënyrë do të funksionojë sistemi. Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit është institucion i pavarur, pres që t’i shpallë rezultatet, i paralajmëroi edhe për qeverinë e kaluar, pasi ata ishin shembulli i nepotizmit në vend.”- tha Kryeministri Zoran Zaev.

“Për fat të keq ikën gjenerata të tëra të rinjsh, derisa disa nga familja i morën valixhet dhe tani nga Budapesti na japin këshilla si ta udhëheqim shtetin, kjo është dilema më 5 maj.” –deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Pendarovski konferencën për shtyp e mbajti në Vila Vodno, rezidencën e kryetarit të shtetit. /Biljana Georgievska/