close

ZAEV DORËZON PROPOZIMIN PËR RIFORMATIMIN E QEVERISË

Do të ketë tetë ndryshime – Naser Nuredini emër i ri


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dorëzon sot në Kuvend propozimin për ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar. Sipas paralajmërimeve të tij do të të ketë gjithsej tetë ndërrime ministrash e zv/ministrash dhe rreth 20 drejtuesve të ndërmarrjeve publike.

TV Klan Macedonia mëson se në ekipin përfaqësues të BDI-së do të ketë dy ndryshime në rang ministror: Ekonomisti me përvojë evropiane Naser Nuredini është emër i ri në kabinetin qeveritar dhe do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit e të Planifikimit Hapësinor, kurse Sadulla Duraku, që deri tash ishte në ballë të këtij dikasteri, do të drejtojë Ministrinë e re për Sistem Politik.

Paralajmërohet se integristët do të propozojnë edhe emra të rinj të drejtuesve të disa drejtorive të ndërmarrjeve publike. Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse Kryeministri ka rënë dakord për ‘rokadën’ me Rilindjen Demokratike Kombëtare që PLD-ja të marrë Ministrinë e Pushtetit Lokal kurse kësaj partie t’i jepet ndonjë dikaster tjetër. Pas dorëheqjes së Asaf Ademit nga posti i ministrit të Kulturës, mësohet se në vend të tij, po nga Alternativa, do të vijë profesori universitar Hysni Ismaili. /Klan Maqedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!