Nuk ka ndërmend ta shkarkojë
Pas “leksionit” që Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë ua mbajti gazetarëve, tani i erdhi rendi edhe Kryeministrit.
“-Ne jemi Qeveri transparente dhe na pëlqen observimi kritik i mediave, por nuk mund ta bëni dikë sallatë kur të doni dhe si të doni. – Kjo nuk do të thotë se çdokush mund të jetë thes i boksit edhe kur e meriton, por edhe kur nuk e meriton.”- deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Edhe përkundër skandalit me tenderin, por edhe ofendimeve ndaj romëve dhe italianëve, Kryeministri nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm, Dragi Rashkovskin.
“-Në këtë moment nuk e kam ndërmend që të kërkoj dorëheqje sepse nuk ka asgjë jashtëligjore, ai vetëm i ka kryer obligimet që i ka marrë nga Qeveria si Sekretar i Përgjithshëm, kurse për pjesën e etikës ai kërkoi falje publikisht.” – shprehet Kryeministri Zoran Zaev.
Megjithatë, nga kabineti i Kryeministrit e kanë kontaktuar ambasadorin italian, Carlo Romeo, të cilit i kanë kërkuar falje, madje vet kryeministri do të dërgoj letër. /Furkan Saliu/