Grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do ta harmonizojnë Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, janë dakorduar në takimin e liderëve krerët e socialdemokratëve dhe të opozitës Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk gjetën zgjidhje për PSP-në, kurse kanë hapur edhe çështjen për Prokurorin shtetëror publik.
“Ligjin e ri për Prokurorinë Publike e kemi marrë të enjten dhe nuk kemi pasur shumë kohë t`i përkushtohemi substancës së Ligjit, por për VMRO-DPMNE-në, Prokurori special ka humbur kredibilitetin profesional që ta ketë përkrahjen tonë, duke llogaritur edhe ekipin e saj. Parimisht integrimin e PSP-së në Prokurorinë Publike mund ta hapim si temë, për shkak se është pjesë e ligjeve reformuese, por të drejtat dhe obligimet e Prokurorisë së re Speciale duhet të jenë çështje të negociatave” –tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së
Për dallim nga Mickoski, Kryeministri Zaev ka theksuar se për Qeverinë është e pranueshme që PSP-ja të inkorporohet në Prokurorinë Publike në krye me Katica Janevën. Kryeministri pret që të arrihet konsensusi për ligjin me të cilin garantohet ardhmëria e PSP-së.
“Besoj se do të sigurojmë shumicën prej dy të tretave, shpresoj se do të jetë me konsensus, por ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave. Dëshira ime është që kjo të bëhet me konsensus. Nëse, jo, do të bëj gjithçka që ta sigurojmë shumicën edhe për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe për disa ligje reformuese. Ndoshta do të kemi sukses e ndoshta jo, por, për momentin nuk ka gjë më të vlefshme, që përveç kualitetit të jetës së qytetarëve paralelisht t`i hapim kapitujt me BE-në.” –shprehet Zoran Zaev-Kryeministër
BE-ja kërkon që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet deri në fund të Marsit, kur duhet të votohen edhe ligjet tjera reformuese nga Plani 18. Lidhur me Zgjedhjet Presidenciale dy liderët kanë dakorduar një bashkëpunim operativ të dy ekipeve të kandidatëve presidencial. /Klan Maqedoni/