Hapen mundësi të reja për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia ofron kushte të shkëlqyeshme për investime të reja, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev në panel-diskutimin më kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimeve vjetore me Bankën Evropiane për ripërtërirje dhe zhvillim në Sarajevë. Zaev mori pjesë në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të BERZH-it, si dhe në mëngjes pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe me ministrat e financave, me guvernatorët e BERZH-it me ftesën e presidentit të BERZH-it, Suma Çakrabarti.
Shërbimi i shtypit i Qeverisë njoftoi se Çakrabarti në fjalimin përshëndetës e ka cilësuar Maqedoninë si shembull i shtetit me vizion dhe lidership të qartë dhe e ka uruar kryeministrin Zaev për Marrëveshjen e Prespës, dhe për punën e përkushtuar për reforma ekonomike, kyçe për nxitjen e investimeve të reja. Pjesëmarrësit në panel biseduan për intensifikimin e bshkëpunimit për projekte rajonale, për shfrytëzimin e mundësive për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rëndësinë dhe rolin e BERZH-it, si partner i rëndësishëm i shteteve të rajonit për arritjen e këtyre qëllimeve. /Klan Maqedoni/