close
Top LajmeVendi

 ZAEV- NDRYSHIME KADROVIKE NË PRANVERË

zaev-7

Analistët: Rikonstruktimi i rëndësishëm për reformat


Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka premtuar ndryshime kadrovike dhe rikonstruktim të qeverisë në pranverë. Ai ka theksuar se mund të ketë ndryshim të drejtorëve, por edhe ndryshim të ministrave, sekretarëve shtetërore, etj. Sipas njohësit të çështjeve politike, Selim Ibraimi, ky rikonstruktim i qeverisë është i nevojshëm për shkak të zbatimit të reformave.

Në pranverë do të ketë ndryshime kadrovike dhe është e mundur që edhe Qeveria të rikonstruohet deklaroi kështu në një intervistë kryeministri Zoran Zaev. Zaev shtoi se do të ketë ndryshim të drejtorëve, ministrave dhe sekretarëve shtetëror.

“Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Ka një pjesë që dinë dhe përpiqen. Ka një pjesë që, as dinë, as përpiqen. Kjo do të ndodhë pas dhjetë muajve nga fillimi i Qeverisë, në pranverë, kur një pjesë e tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërkaq qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruktim. Mund të ketë ndryshim të drejtorëve, por edhe ndryshim të ministrave, sekretarëve shtetërore, etj.” – deklaroi kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Sipas njohësit të çështjeve politike Selim Ibraimi, rikonstruktimi i qeverisë është i rëndësishëm për shkak të realizimit apo nevojës së zbatimit të reformave.

Përndryshe, rikonstruktimi i Qeverisë, është përmendur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur  Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e kësaj të fundit që të emërojë ministër të Shëndetësisë. Ndërkaq, sa i përket përfshirjes në përbërjen qeveritare, as Partia Demokratike Shqiptare,  dhe as krahët e Lëvizjes BESA nuk  kanë hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në të. /B. J. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia