Kryeministri Zoran Zaev nuk eliminon mundësinë për kthimin e mandatit në rast se shteti nuk merr datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian
“Sa t’i sigurojmë informatat ne do të marrim vendim… Për shembull nëse krijohet ambient për marrjen e datës këtë verë, atëherë vazhdojmë me rikonstruimin, por nëse ka anulime të gjitha variante janë të mundshme, siç është edhe kthimi i mandatit, hapje të debatit të brendshëm dhe ndërmarrja e hapave. Një prej hapave është edhe zgjedhje të reja, ose hapja e debatit të brendshëm, hapi tretë është edhe marrja e përgjegjësisë për dështimin eventual.” –tha Kryeministri Zoran Zaev.
Por, megjithatë, ai është optimist dhe beson se datë do të ketë.
“Të gjitha mundësitë janë të lojë sepse kjo është në çështje e madhe. Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi rezultate për shembull. 100% në reforma, i mbyllëm çështjet bilaterale, jemi shembull në rajon, asnjë shtet i Unionit Evropian nuk ka asnjë vërejtje për ne. Unë i kuptoj projektet rajonale, por qëllimi im primar është që të kujdesem për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë jam Zoran Zaev optimisti i cili beson se do ta marrim datën për fillimin e bisedimeve.”- shprehet Kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri këto komente i bëri në ngjarje ku u promovuan masa të reja për të rinjtë. /Furkan Saliu/