Radhën e ka Evropa që ta mbajë fjalën – ka qenë mesazhi I Kryeministrir Zoran Zaev nga Brukseli pas takimit me Presidentin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe Komisionerin Johanes Han.Nuk ka garancë tjetër për stabilitetin e vendit, përvec datës së negociatave me BE-në – ka potencuar Kryeministri Zaev. Junker ka theksuar se do të bëjë gjithcka për t`i bindur vendet anëtare që Maqedonia e Veriut t`i fillojë negociatat dhe se data mund të pritet në Korrik. Junker siguroi se zgjedhjet në Greqi nuk do të ndikojnë në këtë proces.
Maqedonia e Veriut konsiderohet shembull suksesi i kapërcimit të mosmarrëveshjeve disavjeçare në rajonin e Ballkanit. Ndaj edhe në protokollin e pritje rezervuar kryeministrit Zoran Zaev nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është reflektuar ky vlerësim.
“Maqedonia e Veriut ështê një shembull për të tjerët jo vetëm për marrëveshjet e arritura me fqinjët, por edhe për rrugën impresionuese të reformave. Raporti që publikuam javën e shkuar tregon, se Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate domethënëse lidhur me reformën gjyqësore, shërbimin e inteligjencës, administratën publike. Ka patur gjithashtu progres impresionues edhe në luyftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.Dhe theksoj, që lufta kundër korrupsionti është e një rêndësie primare.”-tha Jean-Claude Juncker, President i KE-së.
“Nëse një vend dhe liderishipi i tij nuk shpërblehet siç e meriton, atëherë kjo nuk është nxitja e duhur, nuk ështê motivimi i duhur. Nëse ndodh e anasjellta, kjo do të të përbëjë një nxitje edhe pêr bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.” – deklaroi Johannes Hahn, Komisioner i BE-së.
Kryeministri Zaev ka mbêshtetjen e plotê tê presidentit të Komisionit Europian; që shprehet i gatshëm pêr të bërë gjithçka pêr të bindur shtetet anêtare që kanê ende mëdyshje lidhur me hapjen e negociatave tê anëtarêsimit.
“Ne i kemi pêrmbushur tê gjitha kriteret që na u kêrkaun dhe jemi gati për çeljen e negociatave të anëtarêsimit. Tani u takon shteteve anëtare të BE-së që të bëjnê pjesën e tyre.Topi është në fushën europiane. Vendimi për hapjen e negociatave duhet tê bazohet në meritê dhe në faktet. Jemi të vetëdijshëm që Bashkimi Europian ka sfida, por po ashtu dijmê që ështê në gjendje tê gjejë zgjidhje paqêsore sfidave.”-shprehet Zoran Zaev, Kryeministër i maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia e Veriut ka paraqitur rezultate dhe tani i takon Bashkimit Europian që tê bëjë krejtêsisht të njëjtën gjë. E di që ka disa shtete anêtare që kanë disa shqetësime. Do të bëj gjithçka që ështê e mundur t’i bind ata që tê ndjekin këtë hap historike dhe do të mbroj Maqedoninë e Veriut kurdo që tê jetë nevoja.”-vlerëson Jean-Claude Juncker, President i KE-së.
Ministrat e Jashtêm tê Bashkimit Europian duhet tê marrin njê vendim në 18 qershor mbi hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë. /Erisa Zykaj, Bruksel/