close
Top LajmeVendi

ZAEV: QYTETARËT E RMV-SË TË ZHGËNJYER NGA BE-ja

21072021_pvrsm_zaev_intervju_za_dojce_vele_4_1

SHQIPËRIA NUK MUND TË MBETET PENG I KONFLIKTIT QË RMV-JA KA ME BULLGARINË


BE-ja nevojitet të përmbushë premtimet e saj, për të na mundësuar që të ndërmarrim hapin tjetër”, tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionin “Conflict zone” në “Deutsche Welle. Sa i përket ndarjes së Tiranës dhe Shkupit ai thekson se Shqipëria nuk të jetë peng i RMV-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionin “Conflict zone” në “Deutsche Welle” theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të zhgënjyer  nga mos mbajtja e premtimit nga BE-ja.

Nuk bëhet fjalë thjeshtë për anëtarësimin në BE, për ne qëllimi kryesor është evropianizimi i vendit tonë. Treguam përkushtim të vërtetë ndaj këtij procesi, pavarësisht faktit se kemi qenë një vend kandidat që nga viti 2005 dhe kemi qenë duke pritur që hapi tjetër të ndodhë për 16.5 vjet. Jemi të qartë se 5, 7 ose 10 ose më shumë vjet do të kalojnë para anëtarësimit, por BE-ja nevojitet të përmbushë premtimet e saj, për të na mundësuar që të ndërmarrim hapin tjetër”.

Ndërkaq,  sa i përket ndarjes së Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian sipas tij, një gjë e till do të sillte rezultate më konkrete. Zaev shtoi se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit që vendi i tij ka me Bullgarinë.

“Cdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. Edhe unë i uroj me vertete fat fqinjit tonë perendimor, Shqipërisë, të vazhdojë në atë rrugë nese Bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji yne meriton të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejte që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera. Une e besoj se te dy vendet eshte me mire te gjykohen vecmas”, tha Zaev.

Lidhur me pengesat me Bullgarinë në rrugën evropiane, Kryeministri Zaev shprehu optimizëm se pas formimit të qeverisë në Sofje, ekziston mundësi për të kapërcyer këto çështje.

 “Unë jam optimist sepse gjatë vizitës tonë të fundit në 17 qershor, ne u takuam me të gjithë zyrtarët në Bullgari, presidentin, kryeministrin, ministrat dhe propozuan zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Dhe kishte një konfirmim të plotë të kësaj, por nevoja për pushtet politik në Bullgari mbetet. Kjo është arsyeja pse unë besoj se pas formimit të qeverisë së re në Sofje një zgjidhje është e mundur.”

Përndryshe në fund të qershorit, pritej që Maqedonia të marrë dritë jeshile nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për miratimin e kornizës negociuese dhe për rrjedhor fillimin e negociatave me BE-në, por përsëri u bllokua nga Bullgaria. Ndërkohë, bisedimet midis dy vendeve për zgjidhjen e ngërçit pritet të fillojnë pas formimit të një Qeverie në Bullgari, pasi aktualisht ky vend është me qeveri teknike. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia