close
Vendi

ZAEV: SHUMICA PARLAMENTARE MUND VETËM TË RRITET

rmv-kuvendi-zgjodhi-qeverine-e-re_5f4c1a094a7f2

Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë deklaratën e numrit një të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski se po punon në sigurimin e shumicës parlamentare. Zaev nënvizoi se duke pasur parasysh politikat që po bën kjo qeveri, është një tregues I mirë se shumica parlamentare vetëm mund të rritet dhe jo të bjerë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Unë them me përgjegjësi se shumica parlamentare mund të rritet, nuk mund të bie. Dhe do të mundohem në mënyrën më të thjeshtë ta shpjegoj, politikat që I udhëheq LSDM dhe ato që  I udhëheq VMRO-DPMNE-ja, kjo është baza nëse do të kemi mIgrim të deputetëve nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas….

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, Zaev tha se qeverisë I nevojitet një mandat katërvjeçarë, që qytetarët të mund t’I ndjejnë përfitimet ekonomike.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Oponenti im I parë, Hristijan Mickoski as S nga “Severna” nuk përdor, a mund ta paramendoni çfarë do të ndodh në shtet, përse të shkojmë në zgjedhje parlamentare, sipas jush a nuk nevojitet që t’i jepet mandat katërvjeçarë që pushteti të tregojë se çfarë mund të bëjë, por edhe përfitimet ekonomike t’I ndjejnë qytetarët..”

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe të Qeverisë. Ai madje nënvizoi se VMRO-DPMNE çdo ditë punon në arritjen e shumicës parlamentare prej 61 deputetëve që të arrijë shpërbërjen e kësaj qeverie. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia