close

ZAEV TAKON PËRFAQËSUES TË ODËS EKONOMIKE DHE INDUSTRIALE TË TIRANËS

Kryeministri Zoran Zaev ka takuar 40 përfaqësues të Odës Ekonomike dhe Industriale të Tiranës. Në deklaratën e tij, Zaev theksoi se në gjysmën e parë të vitit të kaluar kemi një rritje të tregtisë prej 21.9%, dhe siç theksoi ai, kjo do të thotë që vendi është në rrugën e mbarë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pati takim pune me 40 përfaqësues të disa kompanive të Shqipërisë, të cilat janë të interesuara për të investuar në fusha të ndryshme në të cilat veprojnë, dhe të njëjtat janë pjesë e Odës Ekonomike dhe Industriale të Tiranës.

Për zhvillimin e biznesit rajonal kryeministri Zaev theksoi prioritetin e qeverisë për avancimin e lidhjeve infrastrukturore midis dy vendeve përmes hekurudhës dhe projekteve të tjera investuse serioze në infrastrukturë. Sipas Zaevit, në gjysmën e parë të vitit të kaluar ka pasur rritje të tregtisë prej 21.9%.

‘Bashkëpunimi politik është i shkëlqyeshëm. Të dy kryeministrat, si unë edhe Edi Rama kemi të njëjtën dëshirë, për të treguar efektet ekonomike tek qytetarët tanë. Por besoj se edhe opozita ka të njëjtën dëshirë. Pra, qytetarët i kemi të afërt dhe duhet të punojmë në këtë fushë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Të dhënat e përmendura nga ministri Kreshnik Bekteshi janë ato përfundimtare: në gjysmën e parë të vitit të kaluar kemi një rritje të tregtisë prej 21.9%, pra, kjo do të thotë që jemi në rrugën e mbarë.’tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Tiranës, Nikolin Jaka në fjalën e tij falënderoi kryeministrin Zaev për mundësinë që bashkërisht t’i theksojnë shembujt pozitivë nga Shqipëria dhe për punën e deritanishme të qeverisë e cila me Marrëveshjen e Prespës siguroi Stabilitetin, por edhe zbatimin e ligjit të gjuhëve me çka u rrit potencialiteti i bashkëpunimit midis dy shteteve.

Kryeministri Zaev u dëshiroi mirëseardhje edhe investitorëve potencial në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu falënderim për atë se Shqipëria ishte mes vendeve të para që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. /Blerona Jakupi/