Kryeministri Zoran Zaev tha se ai nuk ka biseduar në telefon me Katica Janevën, pas disa shkrimeve se ka pasur urdhër për arrestimin e Katica Janevës, por se ajo ka shpëtuar për shkak se ka telefonuar një ish diplomat dhe një zyrtar të lart të qeverisë. Kryeministri Zaev ka bërë të ditur se në shënjestër të zhvatjeve kanë qenë edhe biznesmenë tjerë.
Biznesmenë të caktuar iu kanë ankuar edhe kryeministrit se po shantazhohen.
“Po, janë drejtuar deri tek unë biznesmenë që nuk janë nga Shkupi se kanë qenë të shantazhuar dhe dihet, siç vepron çdo qytetar, ashtu veprova edhe unë… E paraqita rastin. Potencoj edhe njëherë, Kryeministri e ka paraqitur rasti.” –tha Kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministrin e kanë kontaktuar biznesmenët, e sipas informatave jo zyrtare, edhe Janeva e ka kontaktuar një funksionar të lartë.
“Unë nuk jam dëgjuar me Katica Janevën.”-deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Por kryeministri nuk tregoi se nga kush janë ankuar. Tha se të gjitha përgjigjet duhet t’i japin personat e përfshirë në këtë rast, si dhe Prokuroria.
Opozita edhe sot parashtroi pyetje publike, se pse Janeva nuk është në paraburgim?
“Duhet patjetër të ketë përgjigje përse Katica Janevës iu morr telefoni dhe iu lejua që ta udhëheqë PPS-në? Nëse ajo është e përzier në këtë rast, përse nuk janë përcaktuar masa kujdesi kur ajo mundet drejtpërdrejtë të ndikojë tek dëshmitaret në këtë rast. A është e lirë Janeva vetëm për shkak se Zaev personalisht po e mbron?” -shprehet Bllagica Llasovska.
Kryeministri ishte njëri nga funksionarët që me çdo kushte mbronte Prokurorinë Speciale, e veçanërisht shefen e këtij instituicioni, Katica Janevën. Ai tha se do të vazhdoj ta mbështetë, deri sa nuk provohet se ka qenë e përfshirë në akte ilegale. /Furkan Saliu/