close

ZAEV: VIZITA E PAPËS MOTIVIM PËR MAQEDONINË

Vizita është vërtetim i shoqërisë multikulturore


Vizita e Papa Françeskut në Maqedoni më 7 maj vlerësohet si mbështetje për vendin në drejtim të zhvillimit të saj në plan kombëtar dhe ndërkombëtar, nga një prej liderëve fetarë më me ndikim në botë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e afërta që Vatikani ka tradicionalisht me Maqedoninë, në çastin kur shënohen 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike bilaterale, vlerësojnë përfaqësuesit e shtetit. Ati i Shenjtë në Shkup do të mbajë meshë në sheshin e qytetit ku pritet të marrin pjesë mijëra besimtarë, do të takohet me kreun e shtetit, por edhe me udhëheqësit e bahkësive fetare në vend, në kohë trazirash në Bashkësinë Fetare Islame.

Gjatë qëndrimit dhjetëorësh në Shkup, udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku, i cili llogaritet si udhëheqësi fetar më me ndikim në botë, do të ketë rastin t’u drejtohet të gjithëve, besimtarëve dhe kureshtarëve, krerëve të shtetit, atyre aktuale dhe atyre në ikje, dhe udhëheqësve të bashkësive fetare të vendit. Deri më sot kanë qenë të ftuar ta vizitojnë Maqedoninë disa Papa në Vatikan,  por vendimin për ta vizituar Maqedoninë në këtë moment, Zoran Zaev e cilëson si afirmim për vendin, nder dhe motivim “për të qenë njerëz më të mirë dhe më pozitivë”.

“Vjen në moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, kur vendi ynë është vërtetë mik me të gjithë, kur demonstruam hapa të mrekullueshëm, të guximshëm, të jashtëzakonshëm të miqësisë, të zgjatjes së dorës, për të ardhmen, për ndërtimin e perspektivave për të gjithë. Në një mënyrë prek edhe porositë fetare të cilat edhe Ati i shenjtë i promovon në botë.”-deklaron Kryeministri Zoran Zaev.

Peshkopi I Kishës Katolike në Maqedoni, Kiro Stojanov, theksoi se vizita e Papës lidhet me marrëdheniet e mira bilaterale me Vatikanin, të vendosura para 25 viteve, bashkëpunim në nivelin kultror dhe historik- vizita vjetore e delegacioneve shtetërore gjatë shenjtërimit të Shën Kirilit dhe Metodit, kujdesin për bashkësinë e vogël katolike dhe respekti për vendlindjen e shenjtores Nënë Tereza.

“A jemi gjenerata të lumtura qytetarësh kur këtyre ditëve në vizitë apostujsh vjen Ati i shenjtë, dhe kur në kishë fshehurazi do të ndodhë midis nesh, deri në atë shkallë që ky realitet do të jetë i prekshëm dhe i kapshëm. Për këtë arsye ju bëj thirrje, lutem për ju, që kjo vizitë apostujsh të jetë dhuratë e dashurisë, ngjarje historike, dhe jo vetëm senzacion ose manifestim.” –shprehet Kiro Stojanov, Ipeshkv i kishës katolike.

Papa Françesku, i shoqëruar nga delegacioni i Vatikanit i përbërë prej 30 anëtarëve, përveç me kryeministrin Zoran Zaev do të takohet edhe me kryetarin e shtetit në ikje Gjorge Ivanov dhe me familjen e tij. Në sheshin e Shkupit do t’u drejtohet besimtarëve dhe të pranishmëve nga vendi, por edhe nga shtetet fqinje, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në lutjen e tij- me bileta pa pagesë të sigurura paraprakisht dhe në kushte të sigurisë së lartë.

Së pari, në shtepinë përkujtimore të Nënë Terezës Papa do të takohet me udhëheqësit e Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Evangjeliste-Metodiste dhe të bashkësisë hebreje. Në qoftë se lejojnë kushtet e motit, shkupjanët do të mund të shohin edhe veturën speciale të Papës, e njohur si “papamobil”. Për ndjekjen e vizitës së Papës në Maqedoni deri tani janë akredituar rreth 400 gazetarë, nga të cilët 200 janë të huaj. /Biljana Georgievska/