close

ZAEVI – USEINIT: RRËNOJENI “NDËRTIMIN E EGËR”

Në qoftë se në Ohër dhe në Strugë nuk veprohet sipas ligjeve për ndërtim, por edhe sipas sugjerimive të UNESKO-s, kryeministri Zoran Zaev sot nuk përjashtoi edhe marrjen e kompetencave të personave përgjegjës në pushtetin lokal. Zaev iu drejtua këshilltarit në komunën e Ohrit, Nefi Useini, ta mënjanojë ndërtimin e egër në qendër të qytetit, ndërtimi I së cilës përfundoi para disa ditëve, krahas vendimit se nuk ka leje për legalizim, por edhe gjatë debatit për plotësimin e kërkesave të UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë botërore, natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

As debati për humbjen e mundshme të statusit – qytet nën mbrojtjen e UNESKO-s, as pohimet e autoriteteve lokale dhe shtetërore se ndërtimet e egra në Ohër duhet të rënohen, nuk e bënë të pendohet këshilltarin komunal Nefi Useini, nga rradhët e BDI-së, ta përfundojë ndërtimin e lokalit të tij, në qendër të Ohrit, ku bëri hapjen solemne, me tullumbace dhe prerjen e shiritave. Sot kryeministri Zoran Zaev, i lodhur nga presioni i opinionit e porositi Useinin, por edhe kryetarët e komunave të Ohrit dhe të Strugës të reagojnë.

“Në qoftë se nuk reagojnë paralajmëroj marrjen e kompetencave, ashtu siç e kam paralajmëruar zotëri Merkon, për procedura të caktuara. Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë. Kështu që, apeloj deri te të gjithë qytetarët, dhe deri te I respektuari këshilltar Nefi, ti mënjanojë ndërtimet e egra të cilat nuk mund të legalizohen, përkatësisht nuk kanë asnjë të  drejtë për legalizim. Sepse shteti do ti rënojë, sepse është rrezikuar Ohri me UNESKO-n, sepse qytetarët reagojnë, sepse kjo këtu nuk është drejtësi”– tha Kryeministri Zoran Zaev.

Kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski ditëve të fundit ishte i pakapshëm për thirrjet tona. Këshilltari Useini, pas përpjekjes së TV Klan të përgjigjet si do të veprojë pas apelit të kryeministrit, thjeshtë e ndërpreu linjën telefonike. Ndërtime që duhet të rënohen ka edhe në vende tjera rreth Liqenit të Ohrit edhe në zonën e mbrojtur, thekson Andon Bojaxhi nga institucioni  publik “Parku Nacional Galiçica”, kryesisht shtëpi pushimi në aksin  rrugor midis fshatrave Peshtan dhe Tërpejcë.

“Këto lokacione sipas Planit për menaxhim me parkun nacional Galiçica dhe Ligjin për mbrojtje të natyrës, për këtë rajon është siguruar regjim për mbrojtje të rreptë. Në këto pjesë të parkut janë ndërtuar objekte. Këto objekte duhet të rënohen. Kryesisht bëhet fjalë për shtëpi pushimi”– deklaroi Andon Bojaxhiu, Parku Nacional “Galiçica”.

Bojaxhi rikujton se në të kaluarën kishte në dy drejtime aksione për rënimin e ndërtimeve të egra, në bregun e liqenit të Ohrit, por pas një kohe të caktuar fillon cikël i ri i ndërtimeve të egra. Më shumë organizata joqeveritare reaguan se propozim-ligji i cili hyri në procedurë parlamentare, por ngeci në debatin e komisionit, përmban kritere politike, në vend të atyre profesionale, gjatë menaxhimit të ardhshëm me rajonin e Ohrit dhe zbatimin e sugjerimeve të UNESKO-s për rajonin, pas 4 dekadave të mos hiqet nga lista e trashëgimisë së mbrojtur botërore, natyrore dhe kulturore. /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!