Zbulohet juria e “Dance With Me”

Vetëm tri ditë na ndajnë nga nisja e programit më të ndjekur të kërcimit “Dance With Me” në televizionin Klan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

E teksa më herët produksioni na ka njohur me konkurrentët fantastikë të edicionit të shtatë të “Dance With Me”, tanimë erdhi momenti që të njihemi edhe me ‘qershinë mbi tortë’ të këtij programi, jurinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ermal Mamaqi, Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa do të jenë juria e “Dance With Me” dhe padyshim që do të jenë lezeti i këtij edicioni, i cili nis siparin këtë të hënë, më 19 Shtator, në orën 20:15, në televizion Klan.

Emra të dashur dhe shumë të pëlqyer, të cilët së bashku me VIP-at pjesëmarrës do t’i bëjnë mbrëmjet e së hënës të paharruara për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Kujtojmë që 10 VIP-at e “Dance With Me” janë: Luiza Gega, Kampionia e Evropës në Atletikë; Cindy Marina, modelja shqiptaro-amerikane, që përfaqësoi vendin tonë në Miss Universe 2019; Anita Haradinaj, gazetare dhe fytyra e lajmeve në Kosovë; Kastro Zizo, këngëtar dhe autor këngësh; Orgesa Zaimi, këngëtare dhe moderatore radiofonike; Valon Shehu, roker i njohur; Arbnora Ademaj, Miss Kosova 2007; Andi Lila, ylli i Kombëtares shqiptare; Igli Zarkaj, aktor dhe regjisor i njohur; Arta Nitaj, modele e njohur nga Kosova./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share