Në operacion të komplikuar policor është shkatërruar grupi kriminal ndërkombëtar, i cili përmes programeve kompjuterike “Malver” ka vjedhur 100 milionë dollar, duke dëmtuar më shumë se 40 mijë viktima. Hetimi u zhvillua në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Anëtarët e grupi i kanë infektuar kompjuterët me “malverin” – GozNim, i cili i ka shfrytëzuar detajet bankare te personave që të hyjë në llogaritë e tyre bankare.
Kriminelët i kanë reklamuar aftësitë e tyre në forume të ndryshme në internet. Detajet për operacionin janë zbardhur nga Europol, Agjencia Policore Evropiane, me seli në Hagë. Agjencia vlerësoi se bëhet fjalë për operacion të paparë deri sot, sidomos në drejtim të bashkëpunimit policor ndërkufitar.
Grupi i përbërë prej 10 personave, akuzat për një sërë vepra penale i dëgjoi në Picburg, SHBA. Ata, në mes tjerash akuzohen për vjedhje dhe larje parash nga llogari bankare amerikane dhe të huaja. Vazhdojnë të jenë në ikje pesë shtetas rus, mes të cilëve edhe personi për të cilin mendohet se është autor i programit GozNim, të cilin ua ka huazuar kriminelëve, përcjellin mediat botërore. /Klan Maqedoni/