Zbulohet plantacion me marijuhanë në Kumanovë, arrestohet një person

Më datë 19.09.2022, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme në koordinim dhe bashkëpunim me SPB Shkup – Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave dhe SPB Kumanovë në zonën e fshatit Vincë, Regjioni i Kumanovës ka zbuluar një vend me një plantacion me bimë kanabis sativa, dhe pas udhëzimeve të Prokurorit Publik nga Prokuroria Publike Kumanovë, bimët janë marrë për procedurë të mëtutjeshme.

Ndërsa, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, sot (20.09.2022) zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë konstatuar se P.S.(44) nga fshati Vincë ka kryer veprën penale, gjegjësisht ka mbjellë dhe kultivuar plantacionin me marihuanë. Ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, SPB Kumanovë, në koordinim me Prokurorinë Publike Kumanovë, do të bëjë kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share