close

ZEJNELI: ZBATIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS JETIKE PËR VENDIN

Çështjet shqiptare të zgjidhen me veprim unik të spektrit politik


Shqiptarët duhet t`i arrijnë të drejtat e tyre me një qasje të përbashkët. Të gjitha energjitë në këtë fazë duhet të përqëndrohen në Marrëveshjen e Prespës, ndërsa çështjet shqiptare duhet të zgjidhen me veprimin unik të spektrit politik shqiptar në vend, ka deklaruar analisti politik, Xhelal Zejneli, duke komentuar fazën finale të ndryshimev kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese në vend do të realizohen, vlerëson analisti Xhelal Zejneli, sepse kjo është interes strategjik i gjithë qytetarëve të vendit, në funksion të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe fillimit të hapjes së bisedimeve për inkuadrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Zejneli më tej shton se të gjitha energjitë në këtë fazë duhet të përqendrohen në Marrëveshjen e Prespës, ndërsa çështjet shqiptare duhet të zgjidhen me veprimin unik të spektrit politik shqiptar në vend.

Marrëveshja për emrin, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Por, që marrëveshja të jetë e përfunduar duhet të miratohet edhe në Parlamentin e Greqisë. /Lulzime Ameti/