close

ZELANDA E RE DO TË NDALOJË DISA LLOJE TË ARMËVE

Zelanda e Re do të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim pas sulmeve në Kristçërç, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.Njoftimi vjen, disa ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 50 persona, në dy xhami të Kristçërç.“Historia jonë ka ndryshuar.

Tashmë duhet edhe ligjet tona po ashtu”, tha kryeministrja Ardern, e cila pret që legjislacioni i ri të vendoset më 11 prill.Ndërkohë një amnisti është shpallur për personat që i posedojnë këto armë. Ata mund të i dorëzojnë ato tek autoritetet në këmbim të kompenzimi material. Kryeministrja e Zelandës së Re tha se kjo skemë e kompenzimit do t’i kushtojë vendit rreth 138 milionë dollarë. /Agjencitë/