close

ZELANDË: HETIME TË NIVELIT MË TË LARTË

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, urdhëroi hetime të nivelit të lartë për sulmet në dy xhami të qytetit Krajstçërç, që lanë të vrarë 50 njerëz.

Ajo tha se komisioni mbretëror do të shqyrtojë nëse policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë mundur të bëjnë më shumë për të parandaluar të shtënat e 15 marsit.

Sipas ligjit në Zelandën e Re, komisioni mbretëror është niveli më i lartë i hetimeve të pavarura. Ardern tha se ky komision do të dalë me një raport gjithëpërfshirës. /Agjencitë/