close

ZELENSKIY RIPOHON PLANET E UKRAINËS PËR ANËTARËSIM NË NATO

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore, por ai gjithashtu ripohoi rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në NATO.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kundërshtohet fuqishëm nga Moska. Zelenskiy i bëri komentet gjatë një vizite në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. /Agjencitë/