Zelensky: Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të evropianëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia dëshiron që të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të tij të mbajtur së fundmi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai po fliste disa orë pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar. Firma shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftoi të premten se tubacioni Nord Stream 1 mund të mbyllet për një kohë të pacaktuar.

Nga ana tjetër, Evropa akuzoi Rusinë se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Evropën në mes të konfliktit me Ukrainën, gjë që Moska e mohon.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 Shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën.

Gjermania – një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh (56 miliardë £). Kancelari Olaf Scholz tha se Rusia nuk ishte më një partner i besueshëm i energjisë.

Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share