close
Top LajmeVendiVideo

ZGJEDHJET LOKALE: A DO TË GJEJNË ZBATIM PREMTIMET PARAZGJEDHORE?

Ekspertët dhe qytetarët mosbesues


 

Partitë dhe kandidatët vazhdojnë të premtojnë para elektoratit çështje të premtuara më herët dhe të pazgjidhura akoma. A do u besojnë premtimeve sërish qytetarët dhe a janë të mundshme realizimet?

Premtimet elektorale, tashmë të ridëgjuara në çdo fushatë parazgjedhore kanë zbehur besimin e qytetarëve se do të gjejnë zbatim. Zgjidhja e ujit të pijshëm, infrastrukturës, deponive të egra dhe të tjera problematika vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët.

Por, a do të ngelin edhe në këtë fushatë vetëm premtime, dhe sa gjasa kanë të gjejnë realizim? Sipas njohësit të çështjeve politike, Nijazi Muhamedi ofertat vazhdojnë të jenë të njëjta, dhe përtej caqeve të mundësive.

Poashtu, ekonomisti Menderes Kuçi, deklaron se ka premtime që mund të realizohen, dhe të tjera që nuk mundet, por sipas tij elektorati është i pjekur dhe nuk i beson të gjitha premtimeve që bëhen.

Fokusi është mirëqënia e popullatës, dhe tanimë shumë recidive e trashëguar nga e kaluara ku partitë bëjnë garë cili do të jetë më patriot se tjetri apo cili do të jetë më i dhënë për çështjen kombëtare se tjetri. Në fakt, lënë anash gjithmonë mirëqënien e popullatës sepse askush nën këtë nënqiell nuk duhet privuar nga disa të drejta, nuk duhet shkuar me atë se shumica të dominojë pakicën, në asnjë mënyrë kryetari të mos operojë prej pozitave të partisë së vet. Ai duhet të shohë interesin e përgjithshëm.

Ka disa punë që mund të bëhen, ka disa që dëshirojnë ti bëjnë por asnjëherë nuk kam parë se bazohet në një strategji të caktuar për realizimin e çështjeve. Kjo flet për sinqeritetin, aq më pak për kandidatë i cili ka lënë pas vetes një përvojë të caktuar. Elektorati është i pjekur, dhe nuk do ju besoj të jithave që thuhen.

Ofertat gati se janë të ngjashme, disa madje kalojnë përtej caqeve të mundësive që mund tu jap komuna se buxheti burimor i secilës komunë këtu mjerisht është shumë i vogël përfshirë këtu edhe Tetovën. 4-5% që krijojnë buxhet të vetëm burimor tjetra i shkon pushtetit qëndror. 4 mln euro në ditë bëjnë xhiro nëpër firmat private që janë këtu. 30 ditë nga 4 ditë sa miliona euro i mblidhen pushtetit qëndror, prejt atij komunës i kthehen 4-5%  nuk mund të bëjë mbijetesën e vet financiare me administratë.

Këto premtime janë përtej reales, as që përputhet me realitetin e nevojave të qytetarëve. Premtimet milionëshe që vijnë nga investimet e  jashtme  nuk varen nga pushteti qëndror. Ofertat që bëhen që nuk janë të përfaqësuara në pushtetin qendror mund të ngelin vetëm oferta dhe asgjë tjetër.

 Poashtu, edhe qytetarët e pyetur nga televizioni ynë deklarohen mosbesues dhe skeptikë kundrejt premtimeve parazgjedhore.

Sipas analizave të organizatave që kanë hulumtuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale të v. 2013 rezulton se më shumë se 50% e tyre nuk janë realizuar.

Politikanët shpesh herë llogarisin në mbamenjen e shkurtër të votuesve dhe në këtë mënyrë realiteti paszgjedhor çdo herë ka indinjuar dhe dëshpëruar elektoratin. /B. J. /

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia