close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET LOKALE: EKSPERTËT DËNOJNË INCIDENTET

alajdin-demiri

Demiri: Aktivistët më të emancipuar


Edhe përkundër nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike nga të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, sipas nenit 8-b të rregullores zgjedhore edhe kjo fushatë nuk ka kaluar e qetë dhe pa incidente. 

Ditë më parë ka pasur thyerje të shtabeve zgjedhore dhe poashtu edhe rrahje të njërit nga kandidatët për kryetar komune Elvis Bajramit, për Shuto Orizare.

Sipas njohësit të çështjeve politike Alajdin Demiri, incidentet në Maqedoni janë rralluar, dhe kjo tregon për emancipim të aktivistëve.

Incidentet në Maqedoni kanë traditë, por fati i mirë është që kanë filluar të rrallohen dhe në një mënyrë të emancipohen aktivistët partiakë se incidentet i kriojnë aktivistët herë me urdhër të liderëve, herë me urdhër të vetvetes. Incidentet kanë për qëllim që të krijojnë një epërsi sipas tyre dhe duket se rrallohen, duket se zhduken, mirëpo edhe kësaj radhe partitë treguan se kush janë dhe prej nga i kanë rrënjët, detyrimisht duhej ta manifestonin edhe atë primitivizëm në formë të incidenteve, me thyerje të shtabeve, ndjekja e kandidatëve, rrahja e tyre etj. Mirëpo është një gjë e mirë që eliminohen ato variantet primitive të marketingut, posteret, flamujt etj, dhe ajo i ulë mundësitë për incidente- tha Alajdin Demiri – Njohës i çështjeve politike.

Poashtu, ndaj sulmit të bërë kundrejt kryetarit të komunës së Shuto Orizares ka reaguar edhe qendra për liri – CIVIL nga cila thonë se pa dallim nëse hetimet vërtetojnë prapavijë politike ose kriminale, dhuna është e papranueshme.

Edhe pse ekipet monitoruese të Civil jozyrtarisht mësojnë se bëhet fjalë për llogari kriminale edhe në rastin e Kërçovës dhe në rastin e Shuto Orizares, simptomatike është fakti pasi bëhet fjalë për kandidat për kryetar dhe këshilltar komunal.

“Dhuna në kohën e zgjedhjeve, pa marrë parasysh motivet, e rrënon karakterin demokratik në proceset zgjedhore dhe vendos në pikëpyetje themelet e shoqërisë dhe shtetit. Asnjëherë diçka e mirë nuk mund të dalë nga dhuna, përveç humbjeve tragjike të jetës, frikës dhe kaosit”, thuhet në njoftimin e Civil.

Përndryshe, ditë më parë u sulmua fizikisht kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, i cili është edhe kandidat i koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Bajram i cili është djali i Amdi Bajramit u dërgua menjëherë në Klinikën e qytetit “8 Shtatori” ku u konstatua se kishte edhe lëndime në kokë. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia