close
Bota

ZGJEDHJET NË KORENË VERIORE – DALJA 100 PËR QIND DHE REZULTATI UNANIM

auto_37632E63-2791-46FD-A21F-0968A65660ED_w1023_r1_s1552213635

Qytetarët e Koresë Veriore do të paraqiten në kutitë e votimit dhe dalja afër 100 për qind është e garantuar, bashkë me rezultatin unanim 100 për qind për Partinë e Punëtorëve, për shkak se nuk ka kandidatë të tjerë. Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin Suprem, janë të dytat që nga koha kur lideri Kim Jong Un mori pushtetin.

Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet në shtetin komunist. Votuesit teoritikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Sipas statistikave, pesë vite më parë dalja në votim ishte 99,97 për qind. Përqindja shumë e vogël e mosdaljes rezulton me ata persona që kanë punuar jashtë vendit. Personat nga mosha 17 vjeçare mund të votojnë në zgjedhje. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia