close

ZGJEDHJET NË KOSOVË: BEOGRADI SHPRESON TE LISTA SERBE

Stabilitet politik që të vazhdohet dialogu


Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, politikanë serbë shprehen se vendit i duhet një qëndrueshmëri politike në mënyrë që të vijojë dialogu mes palëve.

Këta janë përfaqësuesit e Listës Serbe të Kosovës. Zakonisht vendimet e mëdha i marrin në Beograd dhe kështu të unifikuar i do edhe kësaj radhe Serbia. Zgjedhjet në Kosovë për serbët janë të rëndësishme pasi fituesi do të jetë përballë tyre në negociata.

Rezultatin e vet e kanë të qartë- duhet të fitoj lista serbe, e vetmja që mbështet shteti. Për mbështetje të tyre është folur një vizitë e presidentit, Aleksandër Vucic së shpejti në Kosovë. Pas zgjedhjeve Serbia shpreson se do të hiqe taksa. Millovan Drecun, deputet i partisë së Vuçiq, thotë se Serbia kërkon stabilitet politik në Prishtinë në mënyrë që të llogaris në një marrëveshje të mundshme të kompromisit. Negociator të preferuar nuk kanë.

“Shpresojmë që vëmendja e partive shqiptare të mos jetë e drejtuar kundër popullit serb dhe që të mos rrezikohen serbët gjatë fushatës. Ne shpresojmë që të respektohet vullneti i popullit serb që besoj se do të jetë për Listën Serbe.” –tha Milovan Drecun, deputet i Kuvendit të Serbisë.

Profesori Dejan Miletiq, është skeptik që zgjidhja mund të jetë e shpejt pasi, sic thotë, mbizotërojnë tensionet dhe gjithcka në procesin e dialogut duket si lojë pa fitues dhe nuk ka shenja përshpejtimi të marrëveshjes.

“Në Kosovë pritet një qeveri që mund të kërkoj dhe të gjej një kompromis. Por, jo të gjithë mendojnë kështu. Një qasje tjetër është që me këtë tentohet të shtyhet dialogu përmes zgjedhjeve që të krijohet hapësirë për të pritur largimin e presidentit Donald Tramp.”- deklaroi Dejan Miletiq, Analist.

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë historikisht është zhvilluar edhe në Serbi. Tani pritet që serbët e Kosovës të arrijnë sërish në kryeqytetin serb. Fushatën e zhvillojnë edhe kundër njëri-tjetrit, sidomos me ata që nuk mbështesin idetë e Listës Serbe. /Idro Seferi, Beograd/