Zgjedhjet në Mal të Zi: TV dueli Gjukanoviq – Milatoviq

HESHTJE ZGJEDHORE, TË DIELËN RRETHI I DYTË I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

Në Mal të Zi, nga mesnata në fuqi është heshtja zgjedhore në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë kandidati I Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe rivali i tij, kandidati i Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Para fillimit të heshtjes zgjedhore, për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malt të Zi, është mbajtur TV-dueli i kandidatëve presidencial. Temat, sic njofton KlanM, kanë qenë politika e brendshme, ekonomia, integrimet evropiane, raportet rajonale, lufta kundër korrupsionit e të ngjashme.

“Zgjedhjet e 2 Prillit janë edhe një kthesë e rëndësishme historike për Malin e Zi. Këto zgjedhje paraqesin pjesën e parë të ciklit të vetëm zgjedhor që do të përfundojnë më 11 Qershor në zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje Mali i Zi duhet të konfirmojë nëse do të mbetet në rrugën evropiane” – tha Milo Gjukanoviq, kandidat Presidencial.

“Dua që askush të mos diskriminohet në Mal të Zi. Të mos përsëriten vitet e 90-ta ku gjithmonë një popull në Mal të Zi është I diskriminuar nga Milo Gjukanoviqi dhe regjimi I tij. Dua një Mal të Zi të pasur, të drejtë, për të gjithë dhe përfundimisht një Mal të Zi Evropiane” – tha Jakov Milatoviq, kandidat Presidencial.

Analistët, sic percjell KlanM, parashikojnë se zgjedhjet e së dielës do të jenë të paparashikueshme, duke I dhënë një përparësi të vogël Jakov Milatoviqit, që ka mbështetjen e kandidatëve që nuk kaluan në raundin e dytë.

Milo Gjukanoviqi me 120.000 votat e tij nga rrethi i parë, llogarit edhe në votat e rrethit të parë të Draginja Vuksanoviqit, por edhe 40.000 vota tjera.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve kanë 542.154 qytetarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share