close

ZGJEDHJET NË SHBA: GILLIBRAND TËRHIQET NGA GARA

Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand, i dha fund garës së saj për nominimin nga partia si kandidade për zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020. Gillibrand njoftoi për vendimin e saj në një video online, pasi dështoi të kualifikohej për debatin e tretë të demokratëve që do të mbahet muajin e ardhshëm.”Pas më shumë se tetë muajve të pabesueshëm, unë po e përfundoj fushatën time presidenciale”, tha ajo. /Agjencitë/