close

ZGJEDHJET NË VERI TË KOSOVËS: FITOJNË KANDIDATËT SERBË

Serbët e Kosovës të premten në Beograd


Në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dje u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për kryetar, të cilat sipas rezultateve paraprake të koalicionit të OJQ-ve janë fituar nga kandidatët e Listës Serbe. Gjatë procesit të votimeve, vëzhguesit vendorë kanë vërejtur edhe një sërë parregullsish.

Gjatë festimit të fitores serbët në veri pas zgjedhjeve për katër komunat, pas shëtitjes ka pasuar një telefonatë. Në lidhje direkte nga ana tjetër presidenti, Aleksandar Vuçiq, i cili u tha serbëve urime për rezistencën për të treguar fuqinë e serbëve dhe Serbisë.
Një ditë më pas shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka përgëzuar po ashtu bashkë me kritikat për shqiptarët. Atij i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Por, zgjedhjet në veri për serbët kanë qenë pjesëmarrje simbolike pasi kanë hyrë në to për të fituar dhe për të dhënë dorëheqje.
Analistët serb thonë se kriza mund të thellohej në këtë rast.

Stefan Surlic, nga Fakulteti i shkencave politike, thotë se kriza institucionale lokale mund të shkaktonte probleme me pasoja të thella.

“Institucinet duhet të punojnë dhe duhet te kemi një kompromis. Nëse presim një marrëveshje atëherë Beogradi dhe Prishtina negociojnë, kurse kryetarët lokal duhet të bisedojnë edhe me Beogradin edhe Prishtinën për problemet e tyre si ujësjellësi, infrastruktura, shkollat, spitalet e gjithçka tjetër.” – tha Stefan Surliq, Profesor i Universitetit te Beogradit.

Dushan Janjic, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike, thotë se kriza mund të punoj në favor të idesë së ndarjes edhe faktike.

“Shpresoj që të vihet në funksion zgjuarësia dhe se kjo situatë do të mbahet brenda kornizave. NATO dhe Amerika, Gjermania janë duke gabuar. Kjo nuk mund të zgjidhet me konferenca të zakonshme, por është i nevojshëm krijimi i një tresheje diplomatike të krahut të NATO-së, SHBA dhe përfaqësuesit e Gjermanisë, përkatësisht BE-së.” – deklaroi Dushan Janjiq, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, Beograd.

Serbët e Kosovës të premtën do të zbarkojnë në kryeqytetin serb për të diskutuar çfarë do të bëjnë më tutje në zyrat e presidentit serb. /Idro Seferi, Beograd/