close

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE: MICKOSKI I BINDUR NË FITORE  

Kreu i opozitës thotë se ka komunikim me partitë shqiptare


Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, beson që edhe pa koalicion me parti shqiptare, kandidati i partisë së tij do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale. Ai thotë që ka qenë gabim që në të kaluarën përkatësia etnike ka krijuar ndarje tek qytetarët, e sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët të ndahen në besnik dhe jobesnik ndaj shtetit.

Në këtë shtet qytetarët duhet t’i ndajmë në besnik dhe jobesnik ndaj shtetit dhe jo në bazë të përkatësisë etnike. Ajo ka qenë gabim në të kaluarën, janë keqpërdorur ndjenjat etnike dhe nuk guxon të përsëritet në të ardhmen.” tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

E pyetën përse e lëshoi edhe një shans për t’i përmirësuar marrëdhëniet me partitë shqiptare, por ai konsideron se ato janë të mira dhe se ka komunikim të vazhdueshëm me ta.

 “Ne kemi komunikim permanent me kryetarët e partive politike që janë përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare. Ajo që këto takime nuk janë zyrtare, nuk do të thotë që ne nuk kemi komunikim permanent. Përkundrazi, komunikimi zhvillohet në disa nivele, përfshirë këtu edhe në nivel kryetarësh.“- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski nuk zbuloi se a ka kandidatë që kanë aplikuar në konkursin e partisë për kandidat për president. Tha që do të duhet të presim deri më 31 janar për t’i mësuar emrat. /Furkan Saliu/